Është gjetur kutia e dytë e zezë në Alpe

E publikuar: 02/04/2015 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi hetues ia ka arritur që të gjejë kutinë e dytë të zezë në vendin ku ka rënë aeroplani i kompanisë “Germanwings” në Alpet franceze.

Siç bëjnë të ditur mediat botërore xhiruesi I zërit është gjetur nëntë ditë pas rrëzimit të aeroplanit në të cilin kanë vdekur njerëz.

Xhirimet nga kutia e parë e zezë ka ardhur në përfundim se bashkë piloti Andreas Lubitz me qëllim e ka rrëzuar aeroplanin në male.

Gjetja e kutisë së dytë të zezë në momentin kur mediat botërore po spekulojnë se në vendin e ngjarjes është gjetur një telefon mobil me xhirime para rrëzimit.

Edhe pse deri më tani informatat e tilla nuk janë konfirmuar por vazhdojnë hetimet pasi që ekipet hetuese kanë kërkuar se të gjitha xhirimet duhet të dorëzohen autoriteteve.

Ekipet e specializuara po vazhdojnë gjurmime në Alpe në tentim për të gjetur sa më shumë fakte dhe detaje që do të ndihmonin të sqarojnë rastin e aeroplanit.

Sot është publikuar se Andreas Lubitz ka shfrytëzuar barna të forta kundër ankthi për të cilën mjekët vlerësojnë se mund ta rrisin dëshirën për vetëvrasje.