Shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë nëse një këlysh i ngrirë 18 mijëvjeçar, i cili u gjet në Siberi është qen apo ujk.
Këlyshi ishte vetëm dy muajsh kur ndaloi së jetuari, por falë kushteve të akullta në Siberi, trupi i tij u ruajt në mënyrë të përsosur, përfshirë leshrat, surratin dhe dhëmbët.
Testet e ADN-së e kanë bërë të pamundur të përcaktohet se çfarë lloj kafshe është, dhe shkencëtarët spekulojnë se këlyshi mund të përfaqësojë një lidhje evolucionare midis ujqërve dhe qenve të sotëm.
Analizat e gjeneve kanë treguar se bëhet fjalë për një këlysh të gjinisë mashkullore.
Studiuesi Dave Stanton i Qendrës për Paleontologji në Suedi tha për CNN se kafsha mund të ishte paraardhësi i qenve dhe ujqërve.
Shkencëtarët vazhdojnë analizën e tyre të ADN-së dhe besojnë se gjetjet mund të thonë shumë për evolucionin e qenve.
Këlyshi u quajt Dogor.
Qentë e sotëm besohet se janë pasardhës të ujqërve, por ka debate rreth asaj se kur qentë janë zbutur.
Një studim i vitit 2017 zbuloi se kjo ka ndodhur 20,000 deri 40,000 vjet më parë. /tch/