Ndarja në Vetëvendosje dita – ditës po qartësohet, e me këtë po vërtetohet që edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është pozicionuar në krahun kundër Albin Kurtit.
Edhe pse Ahmeti sot në një paraqitje para medieve u tregua i kujdesshëm kur u pyet për këtë çështje, duke thënë se ka ende hapësirë për pajtim, veprimet anësore tregojnë të kundërtën, shkruan gazetametro.net.
Dorëheqja nga strukturat udhëheqëse të VV’së e kolegut të tij nga Kamenica, kryetarit Qëndron Kastrati po përshëndetet nga njerëzit më të afërt të Ahmetit.
Këtë dorëheqje e ka përshëndetur Adonis Tahiri, zëdhënës i kryetarit Ahmeti, përmes një postimi në Facebook. Ai në profilin e tij, ka shpërndarë një foto bashkë me Kastratin, dhe asaj i ka bashkangjitur edhe një zemër, simbol identifikues i VV’së në zgjedhjet e fundit.
Ditë më parë, nga strukturat udhëheqëse në VV dha edhe deputeti Dardan Sejdiu, ish nënkryetar i Prishtinës, dhe personi më i afërt i Shpend Ahmetit jo vetëm në komunë gjatë mandatit të kaluar, por që nga koha e partisë FER e deri sot.


















