Karriera e 37-vjeçares ka filluar që në vitin 1993, ndërsa deri më tani ka punuar për kompanitë prestigjioze, si Guess, Victoria’s Secret, Louis Vuitton, Givenchy, Roberto Cavalli, Yves Saint Laurent, Jean-Paul Gaultier e shumë të tjera.
Njëherësh ka zbukuruar ballinat e më shumë se 100 revistave duke përfshirë Cosmopolitan, Vogue, Rolling Stone, Elle e Glamour.
Bukuria e saj i ka ndihmuar që të paraqitet edhe në ekranet televizive, me role në seriale dhe filma, si “Gainsbourg (A Heroic Life)”, “Face” dhe “Blue Bicycle”. Ajo ka aktruar edhe në teatër.
Është e tepërt të flitet për bukurinë e saj, ashtu që ju lëmë t’i shikoni fotografitë e mëposhtme.