Është arritur Marrëveshja?

E publikuar: 06/12/2015 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimeve të shumta të Kryetrarit të Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Metës, me të gjithë udhëheqësit e Kosovës duket se janë afruar së tepërmi qëndrimet për të zhbllokuar krizën. Meta ka nisur dhe ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë duke takuar Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Express mëson se palët tashmë duket të jenë dakorduar lidhur me asociacionin të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse Gjykata Kushtetuese e konsideron kushtetuese marrëveshjen atëherë palët, pozita dhe opozita, duhet të punojnë në Statutin e Asociacionit në mënyrë që të sanohet dëmi eventual i shkaktuar.

Sa i përket demarkacionit, çështja është më e thjeshtë. Për këtë do të vendosë Kuvendi. E që nisur prej deklaratave të deputetëve, pritet hedhja poshtë e kësaj marrëveshje në votim.

Ka indikacione që opozita në të ardhmen të bëhet pjesë e dialogut me Qeverinë më mënyrë që të mos ndodhin keqkuptime të tilla.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ka ardhur mbrëmë në Kosovë dhe ka takuar udhëheqësit e pozitës dhe opozitës në përpjekje për t’i bindur dy palët për të arritur një marrëveshje për tejkalimin e krizës politike.