Escobar për Kurtin: Më ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot

E publikuar: 14/03/2024 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Escobar

I dërguari i shteteve të bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti bëri të ditur se temë diskutimi ishte çështja e dinarit, për të cilin tha se Kurti e ka parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit tek serbët lokalë.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka deklaruar Escobar.