Escobar nuk do të takoj sot Kurti

E publikuar: 23/08/2022 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë sot në Kosovë.Ai sot nuk do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Nuk ka takim të paraparë për sot”, është shprehur Kryeziu, njofton Klankosova.tv.

Me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të takohen kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqin.