Emisari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është partner i tyre, mirëpo nganjëherë është “partner i vështirë”.
“Më duhet ta sqaroj, z.Kurti është partneri ynë. Ai nganjëherë është partner i vështirë, por është partner. Kosova është partneri jonë. Serbia është partneri jonë. Kështu që në të ardhmen, ne duam t’i përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë që të gjejmë një rrugë të pranueshme dhe me beneficione për të dyja, që të mund të jenë pjesë e BE-së”, tha Escobar.