Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun

E publikuar: 18/08/2022 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I Dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë darkuar së bashku pas takimeve që kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak ka shpërndarë fotografinë nga taksimi i tyre, derisa sllovaku ka shprehur falënderim për mbështetjen e Amerikës ndaj procesit të dialogut të cilin e ndërmjetëson BE-ja, transmeton KlanKosova.tv.

“Tejet i nderuar për ta mirëpritur mikun tim të çmuar dhe kolegun Gabriel Escobar sot në Bruksel. Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të pamasë të ShBA-së dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për të bërë progres në dialogun e lehtësuar nga BE për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak.