Labinot Gjini
Para ca dite, Ernest Luma, në një postim në profilin e tij në Facebook me sarkazëm kishte thënë për ata që po shkojn për haxh, “shkofshi e mos u kthefshi”. Kush e ka lexuar atë postim, e ka kuptuar mënjëherë se Ernesti e kishte me humor dhe dukej qartazi se nuk kishte ndonjë tendencë përtej humorit. Bile, n’a qenka shprehje e rregullt popullore t’i përshëndesësh pelegrinët me një shprehje të tillë sepse sipas këtij besimi fetar qenka sevap e madhe të vdesësh në Mekë.
Ndërkohë mediat e Kosovës, si të papërtueshëme që janë për të shpërndar të gjithë banalitetët që qarkullojn lartë e poshtë, e paskan shpërndarë edhe këtë postim duke e nxjerrur prej kontekstit dhe duke e nxjerrur prej sensit që ai kishte në realitet. Është e çuditshëme se si mediat tona nuk mundohen fare për t’i marr (vjedhur) postimet e mençura dhe me rëndësi të individëve të ndryshëm që hidhen në Facebook, në këtë rast edhe të Ernestit, por janë tejet të papërtueshëm për të shpërndarë banalitetët e ndryshëme të cilat nuk kanë asnjë vlerë të vetme për shoqërinë tonë.
Efekti mediatik e kishte shtyrë AAK-në që të reagoj me një deklaratë zyrtare dhe të distancohet nga postimi i Ernest Lumës. Dhe Ernesti, duke mos e kuptuar këtë sjellje të partisë së tij, kishte dhënë dorëheqje prej AAK-së, pas 13 vitesh angazhim, përmes një letre zyrtare. Vetem t’a bësh mend se çfarë përmasa zyrtare mund të marrin banalitetët në Kosovën tonë ! Gjerësa, në të njejtën kohë, gjërat me rëndësi themelore për shoqërinë të cilat do të duhej të ishin rregullisht të debatuara në hapësirën publike, fshihen apo reduktohen në nivelin e individëve, të familjëve, grupëve të vogla të interesit, rrjetëve të ndryshëme…
Ernesti nuk e kishte kuptuar se në Kosovën tonë duhet të kesh kujdesë kur bën humor me banalitetin e përditshëm dhe jo kur flet për çështje serioze dhe me rëndësi jetike për vendin. Cfarë do që të flasësh për çështje serioze, pak kush që t’a vë veshin dhe pak kush që do të reagoj. Ama kur flet për gjëra koti, kujdes sepse të gjithë do të ngrisin veshët lartë, do të reagojn dhe mund të ta kujtojn për shumë kohë. E gjithë kjo nuk ka se si të mos pasqyroj një primitivizëm ndër ne.
Në vendin tonë feja ka marrur përmasa të një banaliteti serioz falë grupëve të financuara nga shërbimet sekrete turke, maqedone, serbe, arabe, por edhe nga rrjetët e Vatikanit në Kosovë. Këto grupe e kanë sjellur fenë në sferën e debatit publik. Shqiptarët e (mos)besimëve të ndryshëme nuk ishin kujtuar më parë të pyesnin për fenë e tyre dhe të merrni iniciativa për t’a njohur atë në thellësinë e saj. Tani që feja është bërë çështje publike, ata po interesohen dhe po e zbulojn atë. Zbulimi i ngadalshëm i fesë, ka qenë një tronditje për shumicën e tyre dhe, dal nga dal, kjo shumicë po largohet prej saj duke kërkuar rrugë tjera të besimit siç besimi direkt në Zot përmes një sinkretizmi fetar e kulturor modern shqiptar. Kuptohet se, në anën tjetër, një pakicë krejt e vogël dhe e varfër nga truri, e financuar direkt nga organizata të ndryshëme që veprojn lirshëm nëpër vendin tonë, po bëhet gjithëmon e më ekstreme në këtë aspekt. Por, kjo pakicë nuk ka asnjë peshë reale ne elektoratin shqiptar. Shqiptarët nuk kanë votuar dhe nuk votojn sipas përkatësisë fetare. Dhe, tendenca fetare në politikë është vetem në rënje e sipër. Sot, nuk janë as 1 % e elektoratit të cilët votojn për partitë me tendencë të hapur fetare. Atëherë, pse të bëhej kaq e madhe kjo puna e postimit të Ernest Lumës nga AAK-ja ?!
Në fund të fundit, për shqiptarët e mirë (ata që kanë vetëdije kombëtare) Ernest Luma dhe çdo shqiptar tjetër vlen më shumë se Muhameti dhe Krishti bashkë. Se mos të harrojm se paraardhësit e largët të Ernestit (të shqiptarëve) nuk i ka pas bërë as Muhameti dhe as Krishti. Krishti, dhe akoma më shumë Muhametit, janë tepër të vonshëm kundrejt etno-kulturës dhe civilizimit shqiptar. Gjerësa Jezusi i Nazarethit shëtitej me gomar në vitet 20-30 pas erës sonë duke u vetëquajtur Krisht (i biri i Davidit, mbreti i izraelitëve) e Muhameti mbi deve në vitët 610-632 ndërmjet Medinës dhe Mekës duke e shpërndar jahudizmin ndër arabë, shqiptarë mund të mburreshin për, së paku, 1000 vjet civilizim të pasur arkitetkturor, gjuhësor, luftarak, teatral, filozofik…. Këta shqiptar ishin paraardhësit e Ernestit, paraardhësit tanë. Tani, ne shqiptarët nuk mund t’a japim pasardhësinë e pellazgo-iliro-arbërorëve, Ernest Lumën (apo çdo shqiptar tjetër), qoftë puna edhe për dy profet të botës semitike. Cdo shqiptar i yni është dhjetfish më i shenjët se sa shenjëtori më i madh kësaj bote.
Në fund të fundit, për ata që nuk e dinë, pelegrinazhi musliman që bëhet në drejtim të Mekës është një rit adhurimi pagan (idolatri) i përvetësuar shumë vonë në fenë muslimane me urdhër të Muhameti. Muhameti deri vonë pasi mbërriu në Yatrib (Medinë) ishte falur në drejtim të Jeruzalemit siç e kishin mësuar jahudinjët. Ai e injoronte Mekën dhe pelegrinazhin që zhvillohej në të çdo vit i cili ishte për të një rit i gabuar pagan. Vetem pasi është prishur me jahudinjët, të cilët edhe pse i kishin mësuar fenë Muhametit nuk e pranoni si profet, që Muhametit ishte rikthyer për t’u falur në drejtim të Mekës. Guri i Zi i Mekës i cili është një gur komete është njëri prej gurëve të zi komete të mbetur nëpër botën pagane të asaj kohe e cila ishte vërshuar nga jahudizmi dhe dega e tij krishterimi në pjesën dërrmuese të saj. Krishterimi kishte arritur ti zhduk qendrat tjera pagane (me dhunë) të cilat ishin të përhapura nëpër të gjithë botën dhe ku në çdo secilën prej tyre kishte nga një gur të zi komete që admirohej. Pra, guri i Mekës është vetem njëri prej tyre i cili pati fatin të mbijetoj nga vërshimi i dhunshëm i monoteizmit pasi që Muhameti u detyrua, pas shumë përpjekjëve reformuese, që të adoptoj një fe të ndërmjetëme në mes jahudizmit dhe paganizmit arab. I gjithë pelegrinazhi me të gjitha ritët e tij, që sot quajm musliman, në fakt ishte një rit pagan adhurimi. Edhe sot, ai mbetët thellësisht pagan dhe nuk përputhet asesi me konceptin e besimit që Muhameti huazoj nga jahudizmi (monoteizmin).
Nga kjo, një shqiptar i mirë do të duhej t’a kuptoj se nuk ja vlen të hidhërohesh, të ofendosh asnjë shqiptar tjetër për të thënat e tij ndaj cilitdo (mos)besim. Këto besime kanë defektët e tyre përbrenda dhe janë tejet njerëzore. Ato nuk përfaqësojn Zotin, por janë vetem tendencë e organizuar njerëzore e interpretimit të tij. Tendencë ndër mijëra tjera tendenca interpretimi që kanë ekzistuar apo që ekzistojn nëpër botën tonë. Cdo shqiptar duhet të mësohet t’a marrë besimin fetar me shumë butësi, me shumë qetësi dhe, pse jo edhe me shumë humor në disa kontekste. Tendenca interpretuese e riinterpretuese të Zotit nuk do të kenë të ndalur edhe për shumë kohë mbi këtë botën tonë dhe sido që ato të jenë, ato nuk kanë për t’a ndryshuar Zotin e vërtetë. Ai ekziston, është dhe vepron jashta çdo interpretimi tonë dhe të çdo feje. Në fund të fund, vetë Bibla dhe Kurani thonë se Ai nuk mund të konceptohet nga njeriu. Pra, gjithëçka mbetët vetem interpretim.
Në këtë aspekt, Ernest Luma është vetem një shqiptar i mirë i cili i ka marrur fetë ashtu siç do të duhej t’i merrte çdo shqiptar tjetër i edukuar dhe i arsimuar. Pra, me butësi, qetësi dhe pse jo edhe me humor. Në postimin e tij, Ernesti, nuk kishte shprehur arrogancë dhe as ofendim ndaj ndonjë feje, por ai kishte shfrytëzuar kontekstin për të sjellur pak humor të mirëkuptueshëm ndërshqiptar. Dhe realisht postimi i tij nuk ka prekur aspak sensibilitetin publik. Përkundrazi, sensibiliteti publik është prekur prej reagimit zyrtar të AAK-së mbi postimin e Ernest Lumës sepse ky reagim ka ofenduar të drejtat fondamentale të njeriut : shprehjës së lirë, mendimit të lirë, të drejtën e humorit.
Nga kjo, nuk është Ernest Luma që do të duhej të kërkonte falje publike, por është AAK-ja që do të duhej t’i kërkonte falje publike Ernestit dhe opinionit publik shqiptar duke e lutur Ernestin që të rikthehet në familjen e tij politike të cilën nuk e kishte braktisur edhe në momentët më të vështira të saja. Prandaj, shkofsh e u kthefsh Ernest !