Ernest Luma: PDK është shtylla kurrizore e shtetit dhe lirisë së Kosovës

E publikuar: 26/07/2017 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma ka thënë se PDK është shtylla kurrizore e shtetit dhe lirisë së Kosovës. E keqe apo e mirë, pavarësisht se qysh ua qet disave dioptria më e fundit politike, ai thotë se nana është nanë – e tillë qysh ka qëllu. Është po ajo, shtylla kurrizore e shtetit dhe lirisë së Kosovës

Ky është statusi i tij i plotë i postuar në facebook:

PDK është shtylla kurrizore e shtetit dhe lirisë së Kosovës. Në krejt historinë e kësaj partie, të gjithë qeverisën me të e përmes saj. Disa të tjerë janë derivat i pastër politik i saj, aty u rritën e u kultivuan politikisht e, së voni, kaluan në një serë tjetër apo në sera të tjera politike.

Tash, të gjithë kinse po ia bëjnë “block”, duke harruar se për një pjesë të tyre është partneri historik politik e, për një pjesë, pak më të “carrakuqtë”, të cilët, dikur, pasi që i morën hapat e u mësuan me ecë vetë politikisht, e braktisën, PDK është “nana e tyre politike”.

E keqe apo e mirë, pavarësisht se qysh ua qet disave dioptria më e fundit politike, nana është nanë – e tillë qysh ka qëllu. Është po ajo, shtylla kurrizore e shtetit dhe lirisë së Kosovës.