Ermira Mehmeti: Qeveria e Gruevskit mbasmarreveshjes asht e dorehequn!

E publikuar: 03/06/2015 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ermira Mehmeti, prej BDI’s ne Maqedoni ka theksue se ende opinioni nuk asht sqarue se çka permban marreveshja  e Shkupit.

 

Ajo ka theksue se nese bazohemi ne marreveshje atehere, qeveria e Gruevskit praktikisht asht e dorehequn.

 

Mehmeti ka theksue se kjo gjendje asht edhe pse kryeministri Gruevski, me tipare te nji diktatori, ende nuk i ka thirre deputetet me ju tregue per hapat qe duhet marre mbas marreveshjes.

Simbas saj, marreveshja duhet pa ne nji fryme pozitive dhe Maqedonia te dale prej krize, tue shtue se vendi asht ne nji pike te izolimit te plote  dhe rrezikut per me deshtue tanesisht.

Ajo ka theksue se Maqedonia asht kthye ne nji diktature, e cila po cenon shpirtin e mbijeteses etnike, tue refuzue bashkepunimin, dialogun, mbijetesen dhe asht e pakuptim me vazhdue me perkrah nji  kryeminister te tille si Gruevski.