Ermal Mamaqi tregon çfarë i ndodhi ditën që u bë baba për herë të dytë

E publikuar: 17/03/2018 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ami dhe Ermali janë bërë prindër të një vogëlusheje, pas djalit Joel. Gëzimin për ardhjen në jetë të vajzës, Mamaqi e shfaqi edhe në puntatën e sotme të emisionit “Xing me Ermalin”, ku tha se ndihet njeriu më i lumtur në botë, ndërkohë që përmes ekranit i dërgoi një puthje bashkëshortes së tij.

“Java e kaluar ishte shumë e ngarkuar, kishim Ditën e Verës, vazhdojnë kapjet e drogërave, por midis tyre unë u bëra baba për herë të dytë. Jam hequr pak, nuk mjaftonin të gjitha, por e di si është të bëhesh prind për herë të dytë? Me fëmijën e parë të shumëzojnë me zero, por me të dytin babai shkon me minus. Të gjithë vëmendjen e merr mami, bravo që solle në jetë engjëllin etj, po babi? Asnjeri si thotë faleminderit babait dhe as bravo, thjesht babi nuk ekziston”.
“Përtej shakave unë jam shumë i lumtur dhe falënderues Zotit për këtë ditë që erdhi në jetën time dhe po i çoj një puthje gruas time Amit. Faleminderit që më bërë njeriun më të lumtur në botë. Dua t’iu them edhe diçka tjetër, goca ka 5 ditë që ka lind dhe asnjë fjalë si ka dalë lart e poshtë për lidhje me ndonjë djalë. Kemi gocë të mirë”, tha Mamaqi./tvklan.al