Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula fitojnë “Top Fest 12” (Foto)

01.06.2015 00:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula fitojnë “Top Fest 12” (Foto)

Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula janë fituesit e “Top Fest 12” me këngën “Shko”. Ata ishin fitues edhe të dy çmimeve të tjera, “Kënga më e dëgjuar në My Music” dhe “Best Male”.

Pas triumfit, tre këngëtarët u shprehën shumë të lumtur, teksa thanë se ishte çmimi i parë për ta edhe pse kanë marrë pjesë në edicionet e shkuara të festivalit.

“E kam filluar karrierën 11 vite më parë pikërisht në “Top Fest” dhe jam shumë i lumtur që në edicionin e fundit dolëm fitues. Kjo ka qenë një ëndërr e imja”- tha Ermal Fejzullahu.

“Top Fest 12”, pas një rrugëtimi muzikor 4 mujor u finalizua mbrëmjen e së dielës me finalen e madhe, e cila u mbajt në një atmosferë të jashtëzakonshme në Pallatin e Kongreseve dhe u transmetua drejtpërdrejtë në Top Channel. Performanca e finalistëve e ndërthurur me spektaklin e dhuruar nga të  ftuarit, emra të njohur të skenës shqiptare, kërcimi dhe surpriza të shumta e bënë këtë mbrëmje madhështore.

Kjo finale e prezantuar nga Ledion Liço dhe nga Dojna Mema, nisi ndryshe. Këtë herë, Ledioni mori mikrofonin në dorë jo vetëm për të prezantuar, por edhe për të kënduar, duke i dhënë mundësinë publikut në sallë dhe atij që e ndoqi përmes ekranit, ta shihnin atë në një performancë ndryshe në hapjen e finales.

Nga qindra artistët që u paraqitën në këtë edicion, vetëm 29 prej tyre mbërritën në dy gjysmëfinalet, ndërsa 12 ishin ata të cilët garuan për çmimet e këtij edicioni.

Aslaidon me këngën “Vetëm do ia dal” ishte fitues i çmimit “Artist To Watch”, ndërsa  çmimi “Kënga më e mirë Rock/Alternative” shkoi për Petrit Çarkaxhiun me këngën “Gegë & Toskë”.

Beatrix Ramosaj me këngën “Dhoma 609” ishte fituese e dy çmimeve, “Artistja më e mirë femër” dhe e çmimit të “’Top Albania Radio”.

Për t’u veçuar në natën finale ishte edhe mbërritja me helikopter e reperit Noizy, i cili pasi performoi së bashku me Elgit Doda këngën “Vetëm ti je”, mori dy çmime “Most social artist”, si dhe “Best Hip Hop”.

Traditë e “Top Fest”, për vite me radhë, ka qenë dhe dhënia e një çmimi nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nga banorët e ‘Big Brother Albania’. Ndryshe nga vitet e tjera, ky “Top Fest” i gjeti banorët brenda shtëpisë dhe nga aty, në një lidhje surprizë për ta, drejtpërsëdrejti ata u bënë pjesë e dhënies së çmimit“Kënga më e dëgjuar në My Music”. Ky çmim shkoi për Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula, të cilët ishin fitues edhe të çmimit “Best Male” edhe fitues të çmimit të madh. Ndërkohë “Kënga më e mirë Pop” shkoi për Kastro Zizon.

Për të dhënë çmimin “Topfestifundit” këtë herë në skenë u ngjit Lori Hoxha, producente e këtij festivali. Ky çmim shkoi për Eugent Bushpepan me këngën “Pranë finishit”. Ndërkohë, çmimin “Balada më e mirë” e mori Stenald Mehilli me “Flas me diellin”.

Grupi “Troja” me këngën “Demokraci” dhuroi një performancë” të veçantë, ndërsa meritoi çmimin “Best Video”.

Në këtë mbrëmje u zbulua dhe enigma për të shumëpërfolurën e këtyre katër muajve, “Top Festi fundit”. Në të vërtetë është vetëm fillimi i “Top Awards”.

 


/ Top Channel

Prezantuesja Dojna Mema

/ Top Channel

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

FBI po heton aktorin Brad Pitt

FBI po heton aktorin Brad Pitt

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Miloti dhe Erxhina shumë shpejt bëhen prindër (Foto)

Miloti dhe Erxhina shumë shpejt bëhen prindër (Foto)