“Kalipso” është përgjigje ndaj nevojës në rritje të interesit të turistëve (lokalë dhe të huaj), përfaqëson një platformë që u shërben në një mënyrë mjaft të thjeshtë, të mirë-organizuar për aktivitetet turistike, përfshirë edhe aktivitetet sportive në natyrë.
Aplikacioni është zhvilluar nga arkitekti i softuerit Erion Çuni. Studimet e larta ai i ndoqi në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ndërsa studimet e avancuara në informatikë i vazhdoi në La Sapienza në Romë.
Drejton kompaninë Almotech dhe në ICT Awards konkurroi me produktin Kalipso. Ai u vendos përballë Arbër Puci nga Tirana me projektin LaPiat dhe Hashim Llumnica me projektin Zhvillimi i teknologjisë në Android për persona te verbër.
Kalipso është zgjidhje që siguron integrimin e guidave zyrtare në një platformë, duke ofruar një sistem rregullator e transparent të industrisë së turizmit, e që i shërben zhvillimit të këtij sektori.
Si emërtim, Kalipso përfaqëson një term antik i përdorur për guidat turistike.
PCWA: Erion, a mund të na flisni pak për studimet, karrierën tuaj?
Erion Çuni: Fillimet e mia ne fushën e programimit kane nisur gjate periudhës universitare ne Itali (Sapienza Università di Roma) fillimisht si Mobile Developer (Android&iOS) e me pas ne gjuhe te tjera. Pas studimeve dhe kthimit ne Shqipëri mund te zgjidhja nga këto mundësi: ose te shikoja për mundësi punësimi ne profesionin tim, apo te nisja rrugën e sipërmarrjes ne fushën e shërbimeve e produkteve IT. Edhe pse jam përfshire fillimisht ne disa projekte si profesionist i lire, nuk hoqa asnjëherë dore nga dëshira për te krijuar një sipërmarrje te vogël. Fale këtij pasioni u ngrit “Almotech” (Albanian Mobile Technology).
Kompania nisi te japë frytet e para qe ne vitin 2015. Tashme përllogaritet një numër produktesh e shërbimesh te dizenjuara si zgjidhje për biznese, te cilat kane transformuar mënyrën sesi punohet, por edhe marrëdhënien me bazën e klientëve përkatës. E gjithë puna kërkimore, zhvilluese, kontrolli cilësish dhe efektshmëria ne Almotech tenton te shkoje përtej pritshmërie se përfituesve. Ne listën e shërbimeve përfshihen: web-applications & services, mobile solutions, e-commerce e te tjera.
Ka qenë privilegj qe Almotech ka qene një nga 5 kompanitë e reja e përzgjedhura nga UK-Albania Hub në vitin e parë (2017-18) të zbatimit të programit të Ambasadës Britanike ne Tirane për kualifikimin, nxitjen, partneritetin (B2B), si dhe promovimin e bizneseve te reja premtuese te se ardhmes.
Almotech përfaqëson një skuadër me 15 te rinj te pasionuar, me aftësitë dhe kapacitetet e duhura, te cilet sjellin me te mirën e cilësisë për zhvillimin dhe inovacionin e kërkuar. Skuadrës u bashkohen ne mënyre sistematike edhe praktikante (interns), studente te universiteteve ne Tiranë.
PCWA: Fitues në kategorinë ICT Mobiliteti i Vitit, pse mendoni se tregu ka nevojë për një platformë të tillë si Kalipso? A mund të na flisni pak sesi nisi kjo iniciativë?
EÇ: Së pari duhet thëne se siç edhe shpesh dëgjohet se ne planet e zhvillimit strategjik fusha e turizmit mbetet prioritare ne investim, përmirësime te mire-menaxhimit te infrastrukturës turistike, por edhe kulturës se shërbimit. Ne vëzhgimet dhe kërkimet tona u ndalem te kuptojmë problematikat qe hasin sot operatoret turistike, guidat e vete turistet, si dhe sesi mund ti ndihmoje inovacioni e teknologjia ne ditët e sotme. Nuk ekzistonte një platforme qe mund tu vinte ne shërbim guidave apo edhe vete qytetareve. Nga ana tjetër, vumë re qe vete operatoret turistike e guidat gjenden para një kërkese ne rritje, qofte nga turiste vendas apo te huaj. Për te koordinuar sa me mire këto kërkesa, Kalipso vjen me një mori risish, veçorish e avantazhesh qe e bëjnë atë me interes për tregun.
Kalipso lindi nga një nevoje e se përditshmes, duke zhvilluar disa produkte ne sektorin e turizmit për një klient Gjerman. Vumë re se tregu aktual i guidave dhe i referencave per eksplorimin e pikave turistike te Shqipërisë nuk ishte aspak i aksesueshëm ne një forme dixhitale, te thjeshte, unike dhe gjithëpërfshirëse. Shume eksperienca qe përjetohen nga njerëz te ndryshëm janë po aq te fragmentizuara sa është pothuajse e pamundur qe ti gjesh kollaj ne boten e sotme dixhitale. Pikërisht, te gjithë hallet e vuajtjes për realizimin e kësaj na shërbyen për te përqendruar kërkimin tone paraprirës. Gjetjet e këtij kërkimi na ndihmuan te shtrojmë listën e prioriteteve qe na ndihmuan ne konceptimin dhe me tej realizimin e “Kalipsos”.
PCWA: Pse zgjodhët të bëheni pjesë e ICT Awards 7?
EÇ: Në vite kemi ndjekur me vëmendje të gjitha edicionet. Me herët shpesh kemi bere vetes pyetjen: “a do jemi valle ne me një ide-risi për tu paraqitur ne ICTAwards. Dhe ja ku erdhi çasti qe sot jemi krenar qe juria e ICTAwards na vlerësoi me Çmimin e “mobilitetit te vitit”.
Sigurisht, me cilësinë e mire te organizimit ne vite, ICT Awards ka krijuar një reputacion te mirë e të qëndrueshëm. Gjithashtu, e kemi parë si organizimin më të mirë në promovimin e nxitjen e kompanive, individëve, e veçanërisht brezit te ri të dedikuar e te pasionuar në inovacion e teknologji. Duhet përmendur se ne ketë ka mjaft rendësi serioziteti i çdo detaji te këtij organizimi, duke filluar nga qartësia e informacionit, komunikimi, dhe respektimi i kritereve apo kushteve te para shpallura – dhe e gjithë kjo sa vjen e shton hartën e përfshirjes te viseve shqiptare kudo ndodhen. Por përtej kësaj, komuniteti i zhvilluesve në vite kanë sjelle zgjidhje e ide qe kane pasur sukses ne treg apo edhe ne shkalle me të gjerë ndërkombëtare, duke kaluar çdo kufi. Kush nuk do donte te shihte veten se paku finalist i një çmimi ne ICT Award Ceremony.
PCWA: Për të gjithë ata që duan të dinë apo janë të interesuar si funksionon Kalipso?
EÇ: Kalipso është ndërtuar mbi një platforme digjitale te dedikuar guidave dhe operatoreve turistike. Ata do marrin akses ne rrjet pasi te jene njohur e te kenë pranuar kushtet paraprake. Vendosja e informacioneve për guidat, kalendari, programet, detaje mbi zonat për tu vizituar, shkalles se vështirësise, këshillave praktike te sigurisë apo parapërgatitjes, e shume te tjera do te vendosen prej vete guidave/ operatoreve te licencuar.
Kjo platforme shoqërohet me një web-application si dhe një app. Te dyja këto do shërbejnë për ekspozimin e informacionit tek turistet, vendas apo te huaj. Se bashku këto ndihmojnë informimin e turistit, komunikimin mes guides dhe turistit, vlerësimin e shërbimit te guides, e plot te tjera. I gjithë sistemi u lejon guidave te përfitojnë nga analizat e te dhënave qe përftohen për te orientuar planet dhe zhvillimet e se ardhmes.
PCWA: Çfarë përfitimesh kanë ata që vendosin ti bashkohen platformës?
EÇ: Së pari do doja te theksoja se Kalipso u krijua si nje B2B solution, duke konsideruar si pale parësore guidat. Por duke konsideruar rëndësinë e krijimit te nje marrëdhënie te qëndrueshme guide-turist, tashme kemi shtuar ne versionin web dhe app elementet e nevojshëm informues dhe komunikues qe e ndihmojnë ketë marrëdhënie.
Po përmend shkurtimisht disa nga avantazhet për turistet: Lehtësisht i përdorshëm; pa kosto për përdoruesin; realizim i rezervimit digjital (përmes app) si individ ose grup; Përzgjedhja e një guide turistike sipas interesit te destinacionit dhe cilësisë së shërbimit; Marrja e informacioneve të nevojshme (këshilla përgatitje/paraprake, programi i guides, info mbi historinë dhe gjeografinë, këshilla sigurie, njohje gastronomisë lokale, promovim, info mbi kushtet atmosferike); Përzgjedhja sipas aktivitetit (mal, det, zona te trashëgimisë kulturore) apo njohja e shkalles se vështirësisë; Komunikimi me guiden dhe vendosja e përshtypjeve te turisteve ne app/web; e-payment” nëse është e preferuar nga turisti; Integrimi I rrjeteve sociale (photo, video, mesazhe etj.); akses tek te dhënat qofte online apo off-line;
Duhet te përmend edhe besimin e suportin që ka marre projekti Kalipso nga mbështetja e Yunnus Foundation ne fazën e krijimit e zhvillimit te platformës
PCWA: Si funksionon rrjeti dixhital mes guidave dhe turistëve?
EÇ: Platforma është ndërtuar për te ndihmuar komunikimin, koordinimin, dhe lehtësimin e menaxhimit te punës se guides, gjë që pritet te çoje në cilësi dhe efikasitet te mire sherbimi prej tyre per turistet. Duke iu referuar avantazheve te sipër përmendura, teknologjia digjitale është një mundësi qe ndihmon pikërisht si zgjidhje B2B për përsosjen e cilësisë se shërbimit si pasoje e përmirësimit te efektshmërisë ne menaxhim dhe lehtësimin e e komunikimit mes guides dhe turistit.
PCWA: Kur do të lançohet Kalipso?
EÇ: Njoftimi i pare publik u be gjate ditëve te fillim-prillit ne ambientet e ExpoCity gjate panairit te Vjetor te Turizmit 2019. Përshtypjet dhe interesi i guidave është shume inkurajues. Ne këto dite jemi duke punuar me një plan komunikimi digjital qe besohet se ndihmoje akoma ne shtimin e interesit përmes njohjes publike të Kalipso-s.
PCWA: A ka kosto ky shërbim? Nëse jo a do të ketë në të ardhmen? Po kufizime gjeografike? Nëse po, çfarë planesh keni për zgjerimin?
EÇ: Ky shërbim për Turistin është me kosto zero, dhe nuk besoj se do ketë nevoje te ketë kosto ne te ardhmen.
Ndërsa për guidat pjesëmarrëse, do duhet te përllogarisim një kosto mirëmbajtje mujore të kryer nga skuadra jone. Gjithashtu, ka mundësi të shumta e mjaft te mira bashkëpunimi reciprok mes guidave dhe skuadrës tone ne fushën e promovimit, marketingut dhe shitjeve qe vete guidat do mund te realizojnë falë përdorimit të Kalipso.
Përsa i përket zgjerimit gjeografik, nuk ka limite. Kalipso fillimisht është testuar ne nivel lokaliteti te kufizuar për te pare funksionimin e tij. Por modulet e mundësuara mund te shërbejnë lehtësisht edhe në një vend tjetër, të rajonit apo kontinentit.
PCWA: Ku shikoni Kalipso pas disa vitesh?
EÇ: Kalipso e shikoj për një periudhe 3 vjeçare si një app te pëlqyer prej turisteve, e ne përpjekjet e para te zbatimit te tij edhe ne vende/shtete te tjera. Sigurisht kjo nuk vjen thjesht fale një vale ne rritje reputacionit, por dhe inkurajimit te një plani komunikimi cilësor.
PCWA: Çfarë do të thotë për ju çmimi ICT Mobiliteti i Vitit?
EÇ: Së pari është një vlerësim i madh i punës se bërë, por përtej saj i forcës novatore qe solli ne krijimin e Kalipsos. Ishte një vlerësim për secilin nga pjesëtaret e skuadrës qe drejtoj, për pasionin dhe dedikimin qe kane vene ne ketë krijim.
ICT mobiliteti i vitit është dhe një mundësi e madhe e promovimit te novatoreve ne rajon. Është një shkolle e mire për këdo qe e ndjek, duke vlerësuar faktin se paraqet një vitrine te arritjeve e risive me te mira, te shembujve te mire për tu ndjekur.
Se fundi, është një inkurajim shumë i mirë për këdo qe ndjek e dëshiron të ece ne fushën e inovacionit, teknologjisë se aplikuar dhe zgjidhjeve inteligjente ne shërbim te zgjidhjeve B2B apo te përdoruesve te teknologjisë mobile po edhe me gjere.
Ne sot jemi krenar qe ia dolëm te merrnim vlerësimin e jurisë e te nderohemi me çmimin e mobilitetit te vitit. Kjo është dhe një përgjegjësi për ta çuar Kalipson ne sukses te plote, që do të thotë te jete zgjidhja e pëlqyer nga të gjithë.
PCWA: Përtej Kalipso, çfarë mund të na thoni për iniciativat e tjera profesionale?
EÇ: Almotech, si një kompani zhvillimi për softuer, ka ne objektiv krijimin e mundësive (B2B solution) për biznese e që nxit transformimin e mënyrës sesi punojnë bizneset që kanë vizionin dhe vullnetin për të ecur përpara e për tu zhvilluar, qe u jep atyre mundësinë për mire-menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, e që nxit inovacionin. Misioni i asaj që ne krijojmë e ofrojmë tenton të kaloje pritshmërinë e klientëve tanë (bizneseve) – gjë mbi te cilën mbështetet e gjithë puna kërkimore, zhvilluese, kontrolli cilësisë dhe efektshmëria ne Almotech.
Lista e shërbimeve përfshin: web-applications & services; mobile solutions, e-commerce, një numër projektesh ne fushën e menaxhimit te biznesit. Fale kësaj përqasje, ka qene privilegj që Almotech ka qene një nga 5 kompanitë e reja qe u përzgjodh nga UK-Albania Hub në vitin e parë të zbatimit të programit të Ambasadës Britanike ne Tirane për kualifikimin, nxitjen, partneritetin (B2B), si dhe promovimin e bizneseve të reja premtuese të së ardhmes. /PCWorld Albanian