Eris Bajra arriti të fitojë titullin “IBO World Youth”, në kategorinë e peshave të lehta.
Kosovari që ka nënshtetësi të Zvicrës, u rrah me Raul Ugueto, ndërsa gjatë ndeshjes shihej se godiste mirë me dorën e majtë.
23-vjeçari ka gjithsej shtatë fitore me këtë që e arriti sonte, dhe një humbje.
Pas tij në ring do të ngjitet edhe Altin Zogaj, raporton Klankosova.tv.
“Ajka” e meçeve të kësaj nate do të jetë kur nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, do të hyjë në ring për të synuar titullin “WBO Intercontinental”.
Ndeshjet po zhvillohen në MHP Arena në Ludwigsburg.