Eriksson: Anglia mund të fitojë Euro 2016

E publikuar: 27/03/2016 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Falë asaj përmbysjeje të cmendur nga 2-0 në 2-3 që realizoi ndaj Gjermanisë kampione të Botës në Berlin, Anglia e Roy Hodgson tregoi se është një skuadër me potencial të madh dhe një rival i frikshëm për të gjitha kombëtaret që marrin pjesë në Euro 2016. Pasi zhvilloi një fazë eliminatore fantastike me 10 fitore në 10 ndeshje përfaqësuesja e Tre Luanëve vijoi ecurinë pozitive dhe me golin e Kane, perlën së Vardy-it dhe finalizimin e Dier, arriti të merrte një fitore të madhe përballë Die Manschaft. Anglia nuk e ka fituar asnjëherë në të shkuarën kampionatin Europian, dhe ndoshta ka ardhur momenti që ta bëjë dicka të tillë në Francë, të paktën kështu mendon ish trajneri i kombëtares së tre luanëve suedezi Sven Goran Eriksson aktualisht në drejtimin e klubit kinez, Shanghai Sipg.

” Presioni në kombëtaren angleze përpara evenimenteve të mëdha sic janë Kupa e Botës dhe kampionati Europian ka qenë gjithmonë shumë i madh. Në periudhën që unë isha trajner i përfaqësues së ” Tre Luanëve”, ky presion nuk na ka lejuar të shfaqim më të mirën tonë në fushë. Gjithsesi mendoj se gjatë 2 viteve të fundit situata ka ndryshuar pasi tashmë Anglia përbëhet nga shumë djem të rinj në moshë, dhe mbi ta nuk është ushtruar asnjë lloj presioni. Ata zhvilluan një fazë kualifikuese të mrekullueshme dhe unë mendoj se kjo Angli i ka të gjitha mundësitë për të triumfuar në Euro 2016″.

Sven Goran Eriksson ka qenë në drejtimin e Anglisë nga viti 2001 deri në 2006-tën duke mos mundur ti kualifikojë “Tre Luanët”, përtej fazës cerekfinale në një kompeticion të madh, pasi në Botërorët e viteve 2002 dhe 2006 Anglia u eliminua në këtë ruand respektivisht nga Brazili dhe Portugalia, me përfaqësuesen luzitane që e nxorri jashtë edhe nga Euro 2004 sërish në cerekfinale.