Christian Eriksen e ka njoftuar Manchester Unitedin se do të largohet nga skuadra në fund të sezonit.
Lajmi është dhënë sot nga mediat daneze.
Mesfushori i njohur thuhet se ka marrë këtë vendim për të cilin e ka njoftuar trajnerin Ten Hag, dhe drejtuesit e lartë të skuadrës.
32-vjeçari është i pakënaqur me minutazhën te skuadra e madhe angleze dhe po kërkon një skuadër të re.
Raportohet se Eriksen ka oferta nga Arabia, Amerika, por edhe nga skuadra daneze.