Ericsson parashikon 1.5 miliardë përdorues të shërbimeve 5G në 2024

E publikuar: 28/11/2018 04:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjigandi Suedez i telekomunikacionit Ericsson tha se numri i përdoruesve të 5G-së do të arrijë në 1.5 miliardë në 2024 duke mbuluar mbi 40% të popullsisë.


Amerika e Veriut dhe Azia Verilindore do të udhëheqë në këtë drejtim ku operatorët Amerikanë janë të parët të cilët do të ofrojnë shërbime 5G nga viti i ardhshëm.

Rrjetet e para 5G në mbarë botën do të ndizen masivisht nga 2020-ta. Në Evropë gjithashtu do të fillojnë shërbimet e para komerciale të 5G-së.


Industria e prodhimit të pajisjeve të telekomunikacionit do të përballet me një eksod të vështirë ndërsa kërkesa për pajisje të 4G-së, 3G-së dhe 2G-së  do të zëvendësohet nga 5G-ja.

Gjithashtu Ericsson tha se përdorues e interneti mobil do të arrijnë në 8.9 miliardë deri në fund të 2024-ës. /PCWorld Albanian