Stuhia që përfshiu arkipelagun Shetland të Skocisë, me erëra që lëviznin deri në 150 kilometra në orë, e kanë hedhur një balenë 25 metra larg bregut të detit.
Kalimtarët që po shëtisnin në atë zonë, e gjetën kur kishte nisur të dekompozohej, një javë pasi moti ishte qetësuar, transmeton Telegrafi.
Besohet se balena ishte ndarë nga grupi, ndërsa ka ngordhur menjëherë si pasojë e peshës së rëndë gjatë përplasjes.
Kjo është një humbje mjaft e madhe, pasi kishte një trup të shëndosh dhe do të ndihmonte në shumimin e llojit që është në rrezik të zhduket. /Telegrafi/