Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një lidhje direkte me ÇN turk, ka thënës e ai vazhdon të jetë në krye të vendit, ndërsa ka ftuar njerëzit që të dalin në rrugë.
“Presidenti dhe qeveria e Turqisë të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike vazhdojnë të jenë në krye të vendit. Ne nuk do të tolerojmë përpjekje që duan të minojnë demokracinë tonë”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se përgjegjësit e këtij grusht shteti janë një fraksion brenda ushtrisë të cilët nuk janë të autorizuar nga zinxhiri komandues.
“Është një grup në ushtri i cili nuk është i autorizuar nga zinxhiri komandues. Ne i kërkojmë botës që të solidarizohet me Turqinë”, deklaroi Erdogan.
Po ashtu, Presidenti ka deklaruar se është në gjendje të mirë, bashkë edhe me anëtarët e tjerë të partisë./tch/