Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ndërhyrja ushtarake në veri të Sirisë ka qenë e suksesshme, duke pastruar një sipërfaqe prej 400 metra katrorë nga militantët e Shtetit Islamik dhe milicia kurde e YPG-së.
Erdogan më 1 shtator ka theksuar se këto dy grupe paraqesin rrezik për Turqinë, edhe pse grupi i kurdëve është njëri prej aleatëve kryesor të SHBA-ve në në luftën kundër IS-it.
Presidenti turk tha se milicia e kurdëve të Sirisë, ka dështuar që t’i përmbahet marrëveshjes që të tërhiqet në lindje të lumit Eufrat.
Ai përsëriti qëndrimin e tij se kurdër e Sirisë janë “terroristë” dhe se janë të lidhur me militantët kurdë në Turqi,.