Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

E publikuar: 20/09/2016 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka thënë dje në një intervistë për Reuters se Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta strehojnë një terrorist si kleriku mysliman që jeton në ShBA, Fethullah Gulen, dhe se aktivitetet e Gulen duhet të ndalohen nëpër tërë botën.

Gulen, i cili ka jetuar në jetuar në mërgim të vetë imponuar në Pensilvania që nga viti 1999, e mohon përfshirjen në puçin e dështuar në Turqi muajin korrkik, ndërkohë Uashingtoni ka thënë se do ta ekstradojë Gulenin në Turqi nëse kjo e fundit ofron prova, gjë që e ka frustruar qeverinë turke, transmeton Express.

Erdogani ka thënë se Uashingtoni nuk ka arsye për ta mbajtur Gulenin, i cili dikur ka qenë aleat i Erdoganit, dhe për të cilin zyrtarët turq thonë se ka ndërtuar një rrjet të ndjekësve gjatë dekadave brenda forcave të armatosura dhe shërbimit civil për ta marrë pushtetin në vend.

“Nëse ShBA është aleati jonë strategjik dhe partneri jonë në NATO.. atëherë nuk duhet të lejojë që një terrorist si Gulen të udhëheq organizatën e tij,” ka thënë Erdogan.