Erdogan në Beograd më 10 tetor, shumë projekte ekonomike të Turqisë në Serbi

E publikuar: 21/09/2017 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do ta vizitojë Beogradin më 10 tetor dhe kjo është dëshmi e miqësisë së madhe ndërmjet dy popujve, ka deklaruar kryetari serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me kryetarin turk në Nju- Jork, transmeton Koha.net.

“Serbia është vendi kyç në Ballkan për ruajtjen e paqes e stabilitetit dhe për këtë arsye e kemi përkrahur gjithmonë rrugën tuaj evropiane”, citon FoNet t’i ketë thënë Vuçiqit Erdogan.

Sipas Erdoganit këmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve vjet ka qenë 800 milionë dollarë.

“Qëllimi i përbashkët duhet të jetë këmbimi 1 miliard dollarë dhe për këtë arsye mbështes që sa më shumë investitorë tanë të investojnë në Serbi”, ka thënë Erdogan.

Temë e bisedës Erdogan – Vuçiq kanë qenë projektet infrastrukturore për të cilat është e interesuar pala turke siç janë aerodromi në Kralevë, magjistralja Tutin – Novi Pazar – Sjenicë dhe magjistralja Beograd – Sarajevë.