Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite se obligimi i Ankarasë është të ndihmojë turkmenët në Siri, të cilët i janë nënshtruar sulmeve nga forcat e regjimit.
“Turkmenët në Bayirbucak janë shënjestër e sulmeve të kriminelit Bashar al Asad, i cili ka vrarë në Siri 400 mijë njerëz. Detyrë e jona si Turqi, si komb, është të ndihmojmë vëllezërit tanë”, tha presidenti turk.
Duke folur për operacionet anti-terroriste në juglindje të vendit, Erdogan theksoi se “Turqia është në gjendje t’i bëjë balë çdolloj kërcënimi mbi sigurinë”.
“Forcat e sigurisë po pastrojnë malet dhe qytetet tona nga terroristët dhe kështu do të vazhdojnë. Gjatë vitit 2015 në Trqi dhe jashtë saj, janë neutralizuar 3 mijë e 100 terroristë”, deklaroi Erdogan.