Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku kanë vënë në dukje rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit territorial të Irakut dhe Sirisë.
Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Erdoğan në bisedën e tij telefonike me presidencin francez krahas hapave për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe kanë shkëmbye pikëpamjet në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon kryesisht për ato në Irak dhe Siri, raporton AA.
Dy presidentët kanë vënë në dukje rëndësinë për ruajtjen e sovranitetit territorial si të Irakut ashtu edhe të Sirisë.


















