Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan, beson se shumë vende europiane kanë dështuar mbi adresimin e rendësisë së kërcënimit terrorist dhe nuk kanë bërë aq sa duhet për t’a luftuar atë.
Në një intervistë për CNN, Erdogan ka kritikuar vendet evropiane që kanë lejuar përhapjen e ISIS-it.
“Ne u braktisëm nga vendet perëndimore”, ka thënë Erdogan.
Në lidhje me sulmet në Bruksel, ai ka theksuar se Belgjika ka neglizhuar trajtimin e tyre ndaj terroristëve si Ibrahim El Bakraoui.
“Ne kemi bërë thirrje për një qëndrim të përbashkët kundër terrorizmit dhe shume shtete evropiane kanë dështuar në bashkëpunim”, tha Erdogan, transmeton koalb.com.
Ai ka theksuar angazhimin e qëndrueshëm të Turqisë në luftën kundër ISIS-it. “Ne jemi të angazhuar për këtë qëllim dhe presim të njejtën vendosmëri nga vendet perëndimore”, ka theksuar Erdogan.