Këtë herë e ftuar në Top Show këngëtarja Era Rusi ka terguar një episod të sikletshëm që i ka ndodhur në dasëm.
“Më mori dikush në telefon dhe më ofroi që të këndoja në dasmën e djalit të tij. Që në takimin e parë vura re që ishte pak e çuditshme sepse pyesja dhëndrin, përgjigjej babai. I thashë: më falni zotëri, juve martoheni apo djali? Jo – më tha – e di unë”, tregon ajo.
Më pas, këngëtarja tregon sikletin që kishte për një muaj e gjysmë, deri kur u bë dasma.
“Babai i djalit më merrte çdo ditë në telefon. Kemi dasmë – më thoshte. Kemi – i thosha unë! Ditën e dasmës së tij më ngel makina në autostradë dhe i them që më ka ngelur makina. Mos e vrit mendjen – më tha – presim deri sa të vish ti. Babi i dhëndërit po më gjuante sade fare, edhe në sy të gruas. Ça do të bësh pastaj? – më pyeti. Do të fle gjumë. – i thashë. Që nga kjo kohë, vendosa të marr menaxher se nuk i përballoja të tjera si kjo”,-u shpreh Era duke qeshur gjatë emisionit./Gazeta Express/



















