Kënga po ecën mirë dhe kështu Era ka ndarë pak kohë për vete. Ajo për t’i kaluar pushimet ka zgjedhur Egjiptin.
Era ka publikuar fotografi në bikini në të cilat duket shumë tërheqëse dhe ka treguar se po kalon momente shumë të mira në atë vend. “Ky vend është i magjishëm, duket si prapavijë e Windows-it”, ka shkruar ajo poshtë fotografive.
Ndërkohë që “Oh God” nuk është projekti i vetëm i kësaj vere, para pak ditësh ajo lansoi edhe këngën “Prisoner” kurse bujë të madhe bëri me performancën e saj në finalen e Kupës së Botës me 15 korrik.



















