Era në mesin e yjeve botëror, pozon për V Magazine (FOTO)

E publikuar: 28/06/2016 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mesin e shumë sukseseve që Era Istrefi tashmë i ka arritur, një tjetër lajm vjen nga ajo vetëm pak minuta më parë.

Këngëtarja ka zbuluar përmes llogarisë së saj në Instagram se është duke realizuar një set fotografik për V Magazine, revistën e famshme botërore, njofton Klan Kosova.

Për ballinën e kësaj reviste, kanë pozuar emra të mëdhenj të botës së artit ndërkombëtar, që janë: Beyonce, Selena Gomez, Nicky Minaj, Lady Gaga, Brad Pitt, Natalie Portman dhe të tjerë.

Ky fotosesion vjen vetëm pak ditë pas Era ishte e ftuar në paradën e komunitetit LGBT në Neë York, ku performoi me këngën e saj tashmë hit ndërkombëtar “Bon bon”.