Era Istrefi zbulon bashkëpunimin e radhës në arenën ndërkombëtare

E publikuar: 28/10/2018 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Era Istrefi po vazhdon të realizojë projekte të reja me emra të njohur të industrisë së muzikës në botë.
Era Istrefi përmes një postimi në InstaStory ka konfirmuar bashkëpunimin e radhës, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për duetin me titull “Anything More”, të cilin e sjell me muzikantin e njohur amerikan Steve Aoki.

“Albumi i ri i Steve Aoki lansohet më 9 nëntor, ne kemi një duet së bashku që titullohet “Anything More”, ka shkruar Era.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Era Istrefi është “Oh God”, në duet me Konshens.