Era Istrefi ka dy fjalë për këngën e botërorit

E publikuar: 27/05/2018 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brenda një ditë ‘Live it up’ ka  marrë mbi 5 milionë klikime.

Era Istrefi, e cila me bashkëpunimin për himin e FIFA Ëorld Cup ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar, ka falënderuar fansat me anë të një postimi në Instagram.

“Live It Up ka arritur 5 milionë klikime në një ditë. Kupa është e juaja. Unë nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Faleminderit. Jam shumë e emocionuar për Kupën e Botës 2018,” shkruan Era në Instagram.

Ky është një hap shumë i madh i këngëtares shqiptare në tregun muzikor ndërkombëtar dhe i urojmë shumë suksese.