Era Meta, vajza e vogël e presidentit Ilir Meta, ditën e sotme feston 13 vjetorin e lindjes.
E para që e ka uruar ka qenë Monika Kryemadhi, e cila përmes një mesazhi në ‘Facebook’, tregon se ardhja në jetë e saj ishte një gëzim i madh.
Ndërsa, ka edhe një këshillë për të, duke i thënë që të kënaqet dhe të fal dashuri.
Mesazhi i Kryemadhit
Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël!


















