Era e para në klasifikimin e “Top Awards”

E publikuar: 01/02/2016 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Era Istrefi është një ndër artistet më të përfolura kohët e fundit. Kënga “Bonbon po korr shumë sukses. Era u komentua shumë edhe nga mediat e huaja, madje disa prej tyre shkruanin se Era ngjason me Rihanën.

“Bonbon” mesa duket po i kalon pritshmëritë. Kjo është java e dytë që këngëtarja nga Kosova po kryeson klasifikimin e 20 këngëve më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar.

Ndërkohë MC Kresha, vazhdon të renditet në vendin e dytë duke mos patur asnjë ndryshim nga java e kaluar. Një renditje interesante ka pësuar NRG Band, i cili është ngjitur 2 vende më sipër në këtë klasifikim, duke u bërë kështu pjesë e 3 këngëve më të dëgjuara të javës, transmeton Top Channel.

Risia më e re e kësaj jave mban vulën e reperit Mozziki me këngën “Dhezu”

Nga ana tjetër, Ronela Hajati me këngën e saj “Ado si kjo” i është larguar klasifikimit të “The Top List”, “Top Awards”.

Ja cili është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, “Top Awards”:

1. Era Istrefi – “Bonbon”
2. Mc Kresha – “Era” ft. Gjurmet
3. NRG Band – “Ajo m’kalli”
4. Mozzik – “Dhezu”
5. Kida “Ski ide”
6. Ledri Vula – “SRMN”
7. Majk ft. Gheto Geasy – “Sjena mo”
8. Samanta – “Asnjo si un”
9. Elvana Gjata ft. Bruno – “Love me”
10. Butrint Ymeri – “Eja Eja”
11. 2TON – “Ani Nasht”
12. Noizy – “Number One”
13. Dj Aldo ft Lorela – “Don’t let me go”
14. Bleona – “Take You Over”
15. Asgje Sikur Dielli – “Adresa”
16. Adrian Gaxha ft. Lindon – “Asnihere”
17. Lyrical Son – “Hey Hey Hey”
18. Albina Kelmendi – “Ëndrrën mos ma merr”
19. Sheila – “Datty Datty”
20. Dafina Zeqiri – “Love You, Hate You”.