Ish-udhëheqësi i LDK’së, Eqrem Kryeziu, ka thënë se ka rrezik të formohet edhe një Gjykatë Speciale nga komunistët e Kosovës për t’i dënuar të gjithë ata që ua prishin raportet me regjimin komunist të Beogradit.
Ky është postimi i Kryeziut në Facebook
Kujdes!
Nuk është larg mendsh që komunistët* dhe bashkëpunëtorët e shërbimeve UDB e KOS të kërkojnë një Gjykatë Speciale për t’i dënuar të gjithë ata në Kosovë që ua prishën idilin me regjimin komunist të Beogradit.
_______________
* Me “komunistë” kam parasysh të gjithë ata që shitën ndërgjegjen, moralin dhe dinjitetin për të ruajtur lëkurën e vet, jo ata që formalisht deklaroheshin të tillë.