Nuk janë vetëm meshkujt ata të cilët kaplon fantazia kur është fjala për seksin.
Dashnor i përsosur
Njëra nga dëshirat më të mëdha të fantazive të femrave është seksi me një mashkull të bukur dhe të zjarrtë, i cili di të kënaqë femrën më shumë se askush tjetër.
Në fantazinë e këtillë mund të jetë partner i saj një mashkull një krejtësisht i panjohur, miku, kolegu apo ndonjë personalitet i famshëm, transmeton Telegrafi.
Treshja
Seksi në treshe nuk është vetëm fantazi e popullarizuar e meshkujve. Edhe femrat e dëshirojnë edhe një person tjetër në krevat, qoftë edhe vetëm duke fantazuar.
Nuk ka rëndësi nëse janë dy meshkuj apo një mashkull e një femër, thjesht dëshira për këtë aventurë i tërbon ato.
Dominimi
Seksi në të cilin njëri partner dominon është fantazi e shumë femrave. Nuk është me rëndësi a dominon mashkulli apo femra, me rëndësi është që njëri të jetë udhëheqës i lojës seksuale.
Nëse hetoni një gjë të tillë, shfrytëzoni menjëherë, por si në të gjitha gjërat dhe në seks ka kufij që duhet t’i vendosni menjëherë.