Lajmet

Enver Sekiraqa dënohet me 37 vjet burg

17.05.2016 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Enver Sekiraqa dënohet me 37 vjet burg

Enver Sekiraqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me 37 vite burgim për vrasjën e policit Triumf Riza.

Prokuroria nuk ka mundur të gjejë prova për ta akuzuar Enver Sekiraçën për pjesëmarrje në vrasjen e policit. E ka akuzuar atë për nxitje të vrasjes.

Prokurori Andrew Carney e ka akuzuar Enver Sekiraçën për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-s në Prishtinë.

Sekiraça akuzohej se kishte nxitur Arben Berishën për të kryer vrasjen e policit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza dhe për vepra të tjera.

Për vrasjen e Rizës është i dënuar Arben Berisha me 30 vjet burgim. Me burgim janë dënuar edhe dy persona tjerë.

Sekiraça ishte dorëzuar në vitin 2012 pas disa vjet qëndrimi në arrati. Ai ka vuajtur një dënim për një incident me policë në Ferizaj, të cilët janë të dënuar për shpërthimin në lokalin e tij në Prishtinë. Cak i shpërthimit që la dy të vdekur, ishte Sekiraça.

Në vitin 2005 në Swiss Casino kishte ndodhur një përleshje mes Enver Sekiraqës dhe Triumf Rizës. Atë kohë Triumf Riza kishte filluar takime intime me këngëtaren, Adelina Ismajli. Triumf Riza ishte në dijeni se Adelina Ismajli ishte e dashura e Enver Sekiraçes. Kjo kishte përshpejtuar konfliktin ndërmjet Enver Sekiraçës dhe Triumf Rizës.

Në Swiss Casino në Prishtinë, Triumf Riza dhe një koleg i tij, polic me emrin Arben Selmani, ishin fjalosur me Sekiraçën dhe anëtarë të grupit të tij. Fjalosja kishte dalë jashtë kontrollit dhe kishin filluar të ziheshin me njëri-tjetrin, duke përfunduar në një shkëmbim zjarri dhe u lënduan Arben Selmani dhe një anëtar i grupit të Enver Sekiraçës i quajtur Valdrin Gashi i cili ishte prezent.

Pas incidentit të shkëmbimit të zjarrit ishin ndërmor disa procedura kundër Enver Sekiraçës dhe kishte përfunduar në burg.

Më 30 gusht 2007 ishte vrarë Triumf Riza. Pas vrasjes së Triumf Rizës, Besnik Hasani i kishte ofruar mbrojtje Adelina Ismajlit dhe familjes së saj. Besnik Hasani dhe disa shokë të tij, konkretisht Shpend Qerimi, Nysret Cena dhe Bejtullah Mehmetyi, sipas Prokurorisë, frekuentonin shtëpinë e Mona dhe Adelina Ismajlit.

Sekuraça është dorëzuar dy vjet më parë në EULEX. Pas dorëzimit ai kishte vuajtur një dënim për një incident me policët të cilët tashmë janë në burg dhe të akuzuar për shpërthimin në lokalin e tij në Prishtinë.

Cak i shpërthimit që la dy të vdekur ishte Sekiraça.

Javë më parë ka rifilluar gjykimi i Bejtullah Mehmetit, Luan Qerkinit, Bekim Sumës, Fadil Sadikut, policë të Kosovës, Arbresh Dalipit, Mehmet Mehmetit si dhe Afet Dalloshit.

Akuzohen se së bashku me ish-policët Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi kanë përgatitur dhe ekzekutuar shpërthimin në lokalin “Sekiraça”, shpërthim ky që pasojë kishte vrasjen e dy personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Sulmi kishte pasur cak Enver Sekiraçën që dyshohej për vrasjen e Triumf Rizës./Insajderi.com

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje