Enver Peci është zgjedhur kryetar i Gjykatës Supreme, raporton KTV.
Peci mori 7 vota, ndërsa kandidatja tjetër, gjyqtarja Valdete Daka, ka marrë 3 vota, e Erdogan Haxhibeqiri 1 votë ndërsa nuk ka marrë asnjë votë gjyqtarja Nesrin Lushta.
Emrat e Emver Pecit dhe të Hasan Shalës, i zgjedhur kryetar i Gjykatës së Apelit, do t’i dërgohen presidentit Thaçi për dekretim.