Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim në Kongres Amerika në Washington D.C., ku ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit për sigurinë evropiane.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka ndarë fotografi nga pjesëmarrja e tij në Kongresin Amerikan, ku ka deklaruar:Në fjalën time në Capitol Hill kërkova që Kosova të anëtarësohet në NATO. Siguria e Ballkanit është sot çështje kyçe e sigurisë evropiane.
Hoxhaj ka theksuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk është më vetëm një çështje rajonale, por një komponent thelbësor i arkitekturës së sigurisë në Evropë, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike.


















