Vienna Congress” një kongres i cili një herë në vit mbledhë politikanë, shkencëtarë, diplomat nga e tërë bota, pas vdekjes së Erhard Buseck, ka plotësuar bordin me një emër nga Kosova. Pasues i Erhard Buseck në bordin e Kongresit të Vjenës do të jetë ish ministri i jashtëm, tani nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovë, Enver Hoxhaj.
Bordi i Kongresit të Vjenës përbëhet nga emra të politikës, shkencës e diplomacisë botërore.
Mirëseardhje në bord z. Hoxhaj i dëshiroj ish presidenti çek Vaclav Klaus i cili momentalisht udhëheq këtë bord dhe bartësi i çmimit Nobel për kimi, ish kandidati për president të Izraelit Dan Shechtman.
Kongresi i Vjenës mbahet çdo fillimvit dhe mundohet të mbajë vazhdimësinë e Kongresit të Vjenës nga viti 1814.