Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se Bashkimi Europian e ka vonuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën për katër vjet.
“Ironikisht, regjimi i vizave nuk lidhet me përmbushjen e kushteve teknike, por kryekëput ka të bëjë me mungesën e vullnetit politik të BE-së”.
Ai ka thënë se Bashkimi Europian i ka hequr regjimin e vizave Kolumbisë në mënyrë që të përmirësohen kontaktet mes njerëzve.
“Në katër vitet e fundit, BE ka vonuar liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Klan Kosova.