Enver Hasani: Osmani ishte aleate e Kurtit deri në momentin kur i shkoi për vizitë Ramës në Tiranë

E publikuar: 27/01/2026 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ka qenë aleate e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në dy vitet e para të mandatit.

Sipas tij, ndryshimi në marrëdhëniet mes Osmanit e Kurtit ka ndodhur pas vizitës së presidentet në Tiranë dhe takimit me kryeministrin atje, Edi Rama.

“Dy-tre vjet, deri kur ka shkuar në vizitë tek Edi Rama, aty ka ndryshuar çdo gjë. Ato dy vjet nuk ka pasur asnjë dallim me Kurtin… Prej vizitës në Tiranë gradualisht ka filluar të ndryshohet dhe dukej se është vetvetja, deri aty nuk ka qenë vetvetja”, ka thënë ai në Koha.

Hasani ka theksuar se presidentja Osmani gjatë detyrës e ka shkelur Kushtetutën disa herë.

“Por presidenti t‘i thërrasë me emra Supremen, me i lënë organet e drejtësisë pa epror, anëtari i Gjykatës Kushtetuese që është minoritet t’i thuhet kriminel, kjo në botë s’ndodh. Qysh s’e ka shkel (Kushtetutën)”, shtoi ai.