Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar shqyrtimi fillestar i seancës së dytë ndaj ish – kryetarit të i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Bashkë me të janë të akuzuar edhe dy të tjerë, raporton Koha Ditore.
Seanca e parë ka filluar më 27 nëntor 2005.
Enver Hasani akuzohet për mashtrim në detyrë për veprime që dyshohet se ka kryer sa ishte rektor i Universitetit të Prishtinës.
Hasani akuzohet për falsifikim të kontratës për përkthimin e librave në gjuhën shqipe.
Lidhur me këtë rast më 31 korrik 2015, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, kundër të pandehurve Enver Hasani, ish rektor i Universitetit të Prishtinës Hakif Veliu, ish shef i zyrës së prokurimit në UP dhe Albert Rakipi drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana.


















