Gjetjet përfundimtare të hetimit zyrtar të kryer nga Prokurori Kujtim Munishi, të monitoruara nga një prokuror i huaj i EULEX’it, janë se “dosja e z. Lumezi për provimin e jurisprudencës është konform dispozitave dhe procedurave të atëhershme për administrimin e këtij provimi” dhe se “Lumezi në mënyrë të pakontestueshme e ka dhënë provimin e jurisprudencës”, raporton Lajmi.net.
“(3) gabimet administrative-teknike në regjistrat zyrtarë si dhe mënyrat e atëhershme manuale e jo të përsosura për korrigjimin e tyre, siç ishte përdorimi i llakut të bardhë për korrigjimet në tekst, ishin rezultat i menaxhimit të mangët të regjistrave zyrtar nga shërbyesit e atëhershëm civil, që ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e librave të provimit të jurisprudencës, dhe këto gabime nuk mund t’iu atribuohen kandidatëve për provim, siç këtë e kanë bërë z. Hasani dhe disa media që i kanë besuar atij”, thuhet në njoftim.



































