Enver Dugolli emërohet zv.ministër në Ministrinë e Mbrojtjes

E publikuar: 24/03/2021 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enver Dugolli është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, lajmin e ka konfirmuar vetë Dugolli për Telegrafin.“Po është e vërtetë që jam emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes”, tha ai.
Dugolli ishte emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes edhe në Qeverinë Kurti 1, kur në atë kohë ministër ishte emëruar Anton Quni.
Ndryshe, të hënën më 22 mars është votuar Qeveria Kurti, e cila gjithsej ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri. Në Ministrinë e Mbrojtjes, ministër është emëruar Armend Mehaj.

Pro formimit të Qeverisë Kurti kanë votuar 67 deputetë, kurse kundër kanë qenë 30.