Lexuesit e Goal.com e kanë votuar trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique si fitues të merituar si trajner i vitit në botë nga Fifa.
Tre të katërtat e lexuesve besojnë se ish-bosi i Romës duhet të marrë këtë cmim të hënën në gala mbrëmjen e Ballon d’Or – Topi i artë në Cyrih pasi fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Kupën e mbretit në 2015.
Jorge Sampaoli trajneri i Kilit ka zënë vendin e dytë ku ka marrë më shumë se 10 mijë vota për 48 orë ku ka marrë 17 % të të gjitha votave.
Kurse në vendin e tretë Pep Guardiola me 8 % të votave.