Enrique: MSN, treshja më e mirë ndonjëherë

E publikuar: 04/12/2015 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Barcelonës ka thënë se tresha sulmuese që ka në dispozicion është më e mira ndonjëherë.
Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar përbëjnë sulmin më të frikshëm në histori të futbollit, mendon trajneri Luis Enrique.

Treshja ka shënuar 122 gola që i siguruan La Ligan, Copa del Reyn dhe Ligën e Kampionëve edicionin e shkuar.

Pritet që të tre të jenë titullarë në përballjen e fundjavës që Barcelona e zhvillon me Valencian.

Enrique i pyetur nëse treshja MSN është më e mira që Barcelona ka pasur ndonjëherë, ka shkuar një hap më tutje.

“Për Barcelonën mendoj se po”.

“Mendoj edhe në histori të futbollit sepse të kesh lojtarë të këtij niveli që luajnë bashkë dhe ta mbështesin njëri-tjetrin nuk e besoj të ketë ndodhur ndonjëherë.