Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique në konfercën për shtyp para finales së kupës së Botës është shprehur se yjet e skuadrës Lionel Messi dhe Neymar do të jenë të gatshëm për finalen ndaj River Plates.
Dy yjet munguan në fitoren e Barçës ndaj Guangzhous Evergrande shkaku i lëndimeve, por dyshja është rikthyer në stërvitje.
“Ekipi është në formë të mirë. Të njëjtën gjendje ishim edhe në gjysmëfinale dhe do të jemi mirë edhe të dielën në finale, Messi dhe Neymar janë në rregull, të dy janë duke u përmirësuar”, ka thënë Luis Enrique.
Rekordi i Barcelones në 8 ndeshje në Kupën e Botës per Klube: 6 Fitore – 0 Barzime dhe – 2 Humbje ka shnuarë: 21 gola dhe 5 i ka pesuar.