Enise Zijade mposht serben, siguron gjysmëfinalen në Junior European Cup

E publikuar: 23/11/2025 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudistja nga Kosova, Enise Zijade ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Podgorica Junior European Cup 2025.

Në çerekfinale, Zijade triumfoi ndaj xhudistes serbe Andjela Simic, të cilën e mposhti me tri dënime që u konvertuan në Ippon.

Në fazën gjysmëfinale, ajo do të përballet me India Serafini nga Italia.