Këngëtarja ka paralajmëruar një këngë të re, xhirimet e të cilës i ka përfunduar këto ditë.
Ajo ka zbuluar disa detaje të këngës, përfshirë titullin dhe emrin e artistit me të cilin po vjen në duet.
“Kete muaj kenga e re me Besnik Qaken, titullohet “Zemer” dhe eshte nder projektet e mia te preferuara”, ka shkruar Eni.
Përveç kësaj, Eni Koçi ka konfirmuar se ka gati edhe projektin me Genc Prelvukajn, me të cilin tash e sa kohë flitet se është në lidhje.